Sipas Beogradit, Kosova e Serbia në Paris do të nënshkruajnë “Marrëveshje për marrëveshje” Foto: Hashim Thaçi / Twitter

Sipas Beogradit, Kosova e Serbia në Paris do të nënshkruajnë “Marrëveshje për marrëveshje”

13 June 2019 13:31

Beograd, 13 qershor - Samiti i Beogradit dhe Prishtinës në Paris mund të jetë vendimtar për dialogun mbi të ardhmen e Kosovës, ndërsa sipas planit të Bashkimit Evropian, të cilin po e zbatojnë Gjermania e Franca, të dy palët duhet të nënshkruajnë “Marrëveshje për marrëveshje”, shkruan sot e përditshmja “Blic” e Beogradit, transmeton Koha.net.

kësaj gazete, “Marrëveshja për marrëveshje” do të përmbajë detyrimin e të dy palëve për respektimin dhe përmbushjen e, në radhë të parë, të Marrëveshjes së Brukselit, por edhe anulimin e taksës dhe modelin e zgjidhjes për pranimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare.

Kjo gazetë, duke u thirrur në “një diplomat të përfshirë në procesin e Kosovës”, “Marrëveshja për marrëveshje” do të mund të nënshkruhej madje drejtpërdrejt para mbajtjes së takimit në Paris, më 28 qershor, ose madje gjatë mbajtjes së mbledhjes.

Sipas pohimeve jozyrtare, nënshkrimi para se të mbahet takimi i paralajmëruar, duhet të jetë shenjë nëse ka vullnet ndër palë për marrëveshje apo nuk ka.

“Nëse nënshkruhet marrëveshja, pastaj nga BE gjatë muajve pasues pritet përpunimi i detajeve nga ky propozim kornizë i marrëveshjes dhe të marrëveshjes përfundimtare, përkatësisht të pëlqimit të ndërsjellë në lidhje me të ardhmen e Kosovës. Se a do të jetë kështu dhe me çfarë dinamike, mbetet të shihet”, citon “Blici” bashkëbiseduesin, transmeton Koha.net.

Kur bëhet fjalë për pikën themelore të dokumentit të ri, që sipas kësaj gazete është respektimi i marrëveshjeve të arritura deri tash nga Marrëveshja e Brukselit, aty në rend të ditës do të jetë çështja e komunave serbe, pastaj çështja e mbrojtjes së pronës së Kishës Ortodokse Serbe dhe manastireve e kishave të saj.

Dhe në fund pjesë e negociatave pritet të jetë çështja e statusit dhe anëtarësimi i Prishtinës në organizatat ndërkombëtare, ndërsa sipas kësaj gazete Prishtina do të synojë që këtë çështje ta ndërlidhë drejtpërdrejtë me heqjen e taksës.

Koha.net rikujton se Kosova e konsideron statusin e saj të zgjidhur, sidomos pas shpalljes së Pavarësisë më 17 Shkurt të vitit 2008 dhe njohjes së këtij statusi nga 116 vende, ndër to edhe vendet më të fuqishme të botës, ndërsa dje festoi edhe 20-vjetorin e çlirimit përfundimtar nga okupimi serb.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme