Arbëri

20 vjetori i çlirimit përmes 20 fotografive

Descriptive Text

Mijëra qytetarë kanë pritur si heronj të martën më 12 qershor ish-presidentin e Amerikës, Bill Clinton, ish-sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright, ish-komandantit të NATO-s, Wesley Clark, në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë.

Pas fjalimeve në sheshin kryesor të Prishtinës, ish-liderët amerikanë dhe shumë zyrtarë të lartë kosovarë e ndërkombëtarë bënë “Ecjen për Liri” drejt sheshit të ri “Albright”. Aty u zbulua shtatorja e ish-sekretares amerikane, ndërsa te shtatorja e Bill Clintonit u zbulua një pllakë në shenjë nderimi.

Poshtë mund të shihni 20 fotografi të fotoreporterëve të Kohës Ditore, Alban Bujari e Driton Paçarada, në shënimin e 20-vjetorit.

{gallery}