Arbëri

Zyrtarët që s’e deklaruan pasurinë në Antikorrupsion

Descriptive Text

Prej 4862 zyrtarëve të lartë publikë që ishin të obliguar ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion, jo të gjithë e bënë atë.

Koha.net ka siguruar emrat e atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor, zyrtarët që kanë deklaruar pasurinë pas afatit ligjor, dhe zyrtarët që nuk kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor, e që sipas tyre, del të jetë për arsye shëndetësore apo edhe arsye tjera.

Dje, në AKK, u mbajt ceremonia e hedhjes së shortit për kontrollin e pasurisë së zyrtarëve. Sipas numrit të përzgjedhur, që ishte numri 6, çdo të pestit zyrtar të lartë do t’i bëhet kontroll i plotë i pasurisë deri në arritjen e 20 përqindëshit të formularëve. Sipas shortit, nga 4862 deklarues, formularët e 974 zyrtarëve do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë.

Zyrtarët që nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor

Image

Pas kësaj, AAK njofton se Ismet Salihu e ka deklaruar përmes e-mailit më 22.03.2019.

Zyrtarët që kanë deklaruar pasurinë pas afatit ligjor

Image
Image

AAK-ja, pas kësaj njofton se Delfin Pllana e ka deklaruar përmes e-mailit më 04.03.2019, dhe Skender Boshtrakaj më datën 27.07.2018, kthehet nga pozita e Drejtorit të Muzeut të Kosovës në pozitën e Udhëheqësit të Divizionit në Trashëgimin Arkeologjike.

Zyrtarët që nuk kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor për arsye shëndetësore dhe të tjera

Image

Por, AAK-ja njofton se më pas kanë pranuar njoftimin nga Administrata Tatimore e Kosovës se zyrtari i lartë publik Naim R. Gashi që s’e ka deklaruar pasurinë ka ndërruar jetë më 20.04.2019 dhe Reshit Makica ka sjellë dëshminë se formularin e ka dorëzuar me postë me datën 01.04.2019.

Afrim Atashi, Drejtor i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit tha për Koha.net se Agjencia Kundër Korrupsionit është duke analizuar këto arsyetime, dhe sipas tij, nëse gjen se arsyetimet e dhëna nuk kanë bazë të mjaftueshme ligjore do të veproj sipas legjislacionit në fuqi.

“Agjencia do t’i verifikojë të gjitha pretendimet për arsyet e deklaruara nga zyrtarët e lartë publik për vonesat e deklarimit të pasurisë pas afatit, dhe mos deklarimit të pasurisë edhe pas kalimit të afatit. Nëse arsyetimet nuk kanë bazë, do të paraqesim kallëzime penale në prokuroritë kompetente”, tha ai.

Kujtojmë dhe njëherë se deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë në Kosovë, procedurë kjo e rregullt vjetore, ka dëshmuar edhe njëherë për pasurinë që disponojnë disa ministra, deputetë dhe udhëheqës të institucioneve, që kalon vlerën prej disa milionë euro.

Por, përkundër që përmes deklarimit dëshmohet pasuria milionëshe e disa zyrtarëve të lartë shtetërorë në Kosovë, vend ky më i varfëri në Evropë, megjithatë sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, në disa raste kjo pasuri e deklaruar është joreale.