Arbëri

Liderët shtetërorë thonë se me Lidhjen e Prizrenit lindi mendimi shtetëror i shqiptarëve

 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar 141 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit duke thënë se kjo ngjarje është një nga momentet kyçe të historisë dhe kthesë për politikën e vendit.

“Sot shënojmë 141 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një nga momentet kyçe të historisë dhe kthesë për kahen politike të vendit, për liri dhe pavarësi. Vendimet e kësaj date, që u morën për vilajetet shqiptare në atë kohë, u bënë trase e rrugës tonë të deritashme dhe realizimit të aspiratës dhe të drejtës tonë shekullore, ka shkruar ai në Facebook.