ASHAS i rikthehet Kosovës

ASHAS i rikthehet Kosovës

09 June 2019 15:34

Kryetari i Akademisë së Arteve të Shkencës të Serbisë (SANU- ASHAS ) Vladimir Kostiq, ka deklaruar se kjo Akademi po formon një Këshill organizativ programor, i cili, ndër të tjera, do të merrej me Kosovën, transmeton koha.net.

„Në ASHAS është vendosur që të iniciohen bisedime serioze për problemet kryesore të shtetit e të shoqërisë në baza shkencore e artistike”, ka thënë Kostiq në një bisedë për gazetën e Beogradit Kurir.

Ai ka theksuar se nuk e di nëse do të mbahet një ose shumë takime tematike dhe as cilat do të jenë temat që do të trajtohen në to.

„Shpresoj se në këto biseda do të përfshijmë numrin më të madh të institucioneve relevante si dhe individë me idenë që problemet të trajtohen në mënyrë transdisiplinare“,ka shtuar ai.

Akademia e Shkencës dhe Arteve të Serbisë kishte nxjerrë më herë memorandumin që i kishte shërbyer Millosheviqit si udhërrëfim në luftën e tij kundër Kosovës

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme