Për Kosovën të debatohet vazhdimisht në KS të OKB-së, insiston Serbia Foto: GettyImages

Për Kosovën të debatohet vazhdimisht në KS të OKB-së, insiston Serbia

09 June 2019 13:07

Nesër mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të cilën do të shqyrtohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm për punën e UNMIK-ut në periudhën 16 janar – 15 maj 2019, transmeton Koha.net .

Siç njofton FoNet, Serbinë në këtë takim e përfaqëson nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i saj i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.

Kjo agjenci shton se Daçiq në fjalën e vet do të “tregojë për nevojën e shqyrtimin të vazhdueshëm të Kosovës në KS të OKB-së” si dhe për “domosdoshmërinë që UNMIK- u të mbetet i angazhuar, me vëllim te pa zvogëluar e me mandat të pandryshuar në Kosovë ”, për shkak të, siç thuhet, “shtimit të tensioneve dhe situatës jostabile në të“.

Në mbledhje do të shqyrtohet në veçanti operacioni i njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme