Arbëri

Mot me diell sot në Shqipëri

Sipas Meteoalb, Shqipëria do ta vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën e parë të ditës, por vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike, por vranësira kalimtare do të shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë në zbritje të lehtë në orët e para të ditës, por rritje graduale sjellin orët e mesditës, duke bërë që temperaturat të variojnë nga 15 gradë Celsius deri në 37 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h në drejtimin veriperëndimor, duke shkaktuar në det dallgëzim 3-4 ballë.