Prokuroria Speciale: Fotografia nga Brovina u nxor nga interneti, s’ka të bëjë me dhunë seksuale gjatë luftës Foto: Koha

Prokuroria Speciale: Fotografia nga Brovina u nxor nga interneti, s’ka të bëjë me dhunë seksuale gjatë luftës

05 June 2019 14:31

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas paraqitjes së fotografisë nga deputetja, Flora Brovina, është hapur hetimi bazuar në pohimin e saj se kjo fotografi dëshmon dhunimin e një gruaje nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, thuhet se fotografia në fjalë është dërguar për ekspertizë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, e cila ka konstatuar se fotografia e paraqitur nga deputetja, Flora Brovina, është e printuar në format A4 kolor dhe nuk ka asnjë të dhënë, e cila kishte mundësuar hulumtimin e origjinës së fotografisë dhe nuk ka asnjë shenjë nga është printuar.

LEXO EDHE: Dërgohen për ekspertizë zarfi dhe fotografia e publikuar nga Brovina, rezultati pritet gjatë javës

“Kjo fotografi është krahasuar me një fotografi tjetër të siguruar nga interneti dhe u konstatua se në të dy fotografit është paraqitur ngjarja e njëjtë”, thuhet në komunikatë.

Bazuar në të dhënat nga ekspertiza dhe provat tjera të nxjerra gjatë hetimit, Prokuroria Speciale e Republikës e Kosovës ka konkluduar se ngjarja nga fotografia e paraqitur nga deputetja Brovina, është nxjerr nga interneti dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme