Arbëri

Bytyqi premton ndarje të kuotave për studentët shqiptarë nga Mali i Zi që studiojnë në UP

Bytyqi premton ndarje të kuotave për studentët shqiptarë nga Mali i Zi që studiojnë në UP
 

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi është takuar sot me një delegacion të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë për të drejtat e pakicave në Mal të Zi.

Me delegacionin nga Mali i Zi ministri Bytyqi ka biseduar rreth gjendjes së arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi, kuotat në universitetet publike të Kosovës për studentët shqiptarë dhe sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë.