Dita Botërore e Mjedisit Foto: Koha

Dita Botërore e Mjedisit

05 June 2019 08:13

Sot është Dita Botërore e Mjedisit, e cila u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së.

Qëllimi i kësaj dite është për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

datë u zgjodh, sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

Kjo ditë përcillet me aktivitete të shumta, ku edhe kësaj here aktivitetet kryesore janë organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, komunat, organizatat jo qeveritare dhe institucione tjera.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme