Arbëri

Vuçiq takon shefin e UNMIK-ut, pret që KS të merret seriozisht me zhvillimet në Kosovë

Vuçiq takon shefin e UNMIK-ut, pret që KS të merret seriozisht me zhvillimet në Kosovë
 

Beograd, 4 qershor - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se mbledhja e ardhshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të jetë shumë e rëndësishme qoftë për vazhdimësinë e shqyrtimit të çështjes së Kosovës në KS, po ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të fundit, të cilat kanë çrregulluar stabilitetin, sipas tij, edhe ashtu të brishtë në Kosovës.

Ai në bisedën me të dërguarin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, tha se mbledhja në të cilën do të shqyrtohet raporti i punës së UNMIK-ut është rast që të bisedohet për situatën aktuale në Kosovë, si dhe për mënyrat që UNMIK-u dhe misionet e tjera ndërkombëtare mund të kontribuojnë për stabilizimin e situatës, transmeton Koha.net raportimin e FoNet-it.