Arbëri

Përdorimi i monedhës së Serbisë në Kosovë është shkelje kushtetuese

Përdorimi i monedhës së Serbisë në Kosovë është shkelje kushtetuese

Edhe pas 11 vjetëve shtet, valuta e Serbisë, dinari po qarkullon si mjet pagese në vendbanimet serbe, në gjithë territorin e Kosovës, dukuri kjo e cila nga njohës të fushës financiare po konsiderohet antiligjore dhe antikushtetuese.

Në nenin 11 të Kushtetutës së Kosovës, thuhet se në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme, ndërsa me Ligjin për Bankën Qendrore të Kosovës(BQK) po ashtu thuhet se sipas kërkesës, Banka Qendrore do të këmbejë kartëmonedhat dhe monedhat e euros.