Zyrtarë të Serbisë të cilëve për shkak të deklaratave antishqiptare, raciste e fyese, u është ndaluar hyrja në Kosovë, për gazetën pro qeveritare serbe “kurir” kanë thënë se aq u bën ndalesa, nuk do ta respektojnë fare dhe në Kosovë do të vijnë sa herë t’ua dojë qejfi.
Kjo gazetë përkujton se në listën e atyre që u është ndaluar hyrja në Kosovë janë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme Aleksandar Vulin e Nebojsha Stefanoviq, ish –shefi i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq (i akuzuar për krime lufte në vendin tonë) dhe lideri i Partisë Radikale serbe Vojislav Sheshel, transmeton Koha.net.
Lidhur me ndalesën, Bërnbiq ka thënë se nuk është shumë e brengosur dhe shpreson se do t’i mundësohet ta vizitoj Kosovën kur ajo të ketë dëshirë.
Qëndrim të ngjashëm ka edhe ministri serb i mbrojtjes Vulin, i cili thotë se në Kosovë mund të hyjë kur t’i teket dhe mund shkojë në cilindo vend të saj.
“ Šiptari”(ai vazhdon t’i quajë kështu me përbuzje shqiptarët Kosovës), këtë e dinë mirë, kanë provuar shumë herë pa sukses të më gjejnë e të më arrestojnë kur ka shkuar ta vizitojë popullin tim në enklava. Se a do të shkoj dhe kur do të shkoj deri në Prishtinë ose deri në Gjakovë, le të mbetet preokupim te Šiptarët dhe te policia e tyre. Një gjë është e sigurt, nuk do të bëj asgjë që do ë rrezikonte serbët në Kosovë”, citon “kurir “të ketë thënë Vulin.
Edhe
Bërnabiq: Ndalesa ndaj Vulinit, në përputhje me politikën e Prishtinës kundër lirisë së lëvizjes
Me këto lista të ndalimit, ka shtuar ai, tregohet frika dhe pafuqia, sepse populli serb në Kosovë ka refuzuar at braktisë shtetin e vet (serb) dhe institucionet e tij:
“Šiptari e dinë cilët janë njerëzit që u besojnë serbëve dhe atyre nuk duhet t’iu lejohet lëvizja e lirë. Në Kosovë nuk iu ndalua hyrja Gjillasit, Jeremeiqit, Stafanoviqit dhe luftëtarë të tjerë për Kosovë të tërësishme e të pavarur”, ka thënë Vulin.
Ndalesën për hyrje në Kosovë, ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq e sheh si mirënjohje për luftën për shtetësi e sovranitet të Serbisë.
“Le të bëjnë ç’të duan, por kjo nuk do të na pengojë që t’i ndihmojmë popullit tonë kur ai të jetë i rrezikuar. Gjithsesi do të vazhdojmë të udhëheqim politikë përgjegjëse e do të dimë ta mbrojmë popullin tonë pa marrë para sysh për hapat që do t’i marrë Kosova”, ka thënë ai.
Shesheli ka thënë se kjo është ndalesë e dyfishuar për të, pasi, ka treguar ai, në vitin 2002, para shkuarjes në Hagë KFOR-ia ia kishte ndaluar hyrjen në Kosovë dhe e kishte kthyer mbrapshtë nga kufiri:
“Qe ngas ajo kohë nuk kam qenë në Kosovë, por i porosis autoritetet në Prishtinë se një ditë atje kam për të shkuar i armatosur”, është kërcënuar Shesheli.
Edhe
Vuçiqi paralajmëroi vizitë në Kosovë
Ish -kryeushtaraku serb Dikoviq thotë të mos jetë i befasuar me këtë ndalesë:
“Nga ata në të ardhmen mund të priten gjëra edhe më të këqija. Me këta hapa, ata përforcojnë pozitën e vet te popullata e tyre, sepse lufta kudër serbëve është shumë e popullarizuar”, ka thënë Lubisha Dikoviq i cili nga Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Natasha Kandiqi akuzohet për shumë vrasje në Kosovë.