Arbëri

Haradinaj: Nuk duhet të presim që vendimet për Kosovën të merren nga të tjerët

Kryetari i AAK-së dhe njëherit kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova duhet të marrë vendime si shtet i pavarur.

Ai në 19-vjetorin e themelimit të degës së AAK-së në Klinë, ka thënë se nuk duhet të presin që vendimet për vendin të merren nga dikush tjetër, derisa pohoi se tani e tutje vendimet për Kosovën do të merren në Kosovë, në koordinim më partnerët e vendit.

“Kur e kemi shpall vetveten shtet sovran dhe të pavarur më 17 shkurt 2008 me këtë ju kemi thënë atyre që janë kujdes për ne, që po duam me u kujdes për vete. Kjo i bie që u kemi thënë atyre na lejoni të gabojmë, na lejoni t’i bëjmë punët në më mënyrën si dimë ne, na lejoni të ecim përpara. Tani nuk e kemi më atë të drejtën me u anku te të tjerët. Vet kemi vendos me qenë shtet, vet i kemi marr vendimet, e kemi shpall vetën shtet të pavarur. Edhe shtet i pavarur edhe me prit që vendimet për jetën tanë e të vendit tënd mu marr tjetërkund, nuk bënë. Nuk shkojnë të dyja, ose kthejmë pavarësinë, ose vendosim si të pavarur në vend”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ka qenë logjikë e gabuar që në procesin e dialogut të vendoset për sovranitetin e Kosovës.

tanë, aleatët tanë, kanë pritur gjatë që të shohin nëse e kemi, kuptuar se çfarë domethënë pavarësia. Pavarësia nuk do me thënë me i dhënë vendimet e tuaja sovrane në një proces ku ti nuk e përfaqëson veten. Me dhënë diçka nga sovraniteti ynë për Unionin Evropian dhe mu bë anëtar i BE-së e kanë bërë vendet të respektuara, si Gjermania, Italia, Franca dhe plotë vende tjera. Por me dhënë sovranitetin e Kosovës në një proces si dialogu, që është i pa qartë, i pa definuar, e atje me u vendos për punët e Kosovës, ka qenë logjikë e gabuar, edhe e jona edhe e disa partnerëve ndërkombëtar”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se aleatët duan që punët t’i kryejë Kosova dhe në Kosovë, në bashkëpunim me ta, duke i realizuar resurset kombëtare dhe në vazhdën e këtyre vendimeve, ai tha se së pari është dashur të merret vendimi për Ushtrinë dhe pastaj për Trepçën.

Ai premtoi se do të vije dita që në Kosovë do të hapen vend të reja të punës, ndërsa tha se duhet të vendoset për rendin dhe ligjin, për të cilën tha se deri para një viti e ka pasur në dorë EULEX-i dhe para tij UNMIK-u.

Haradinaj shtoi se, tani dukja e policisë është me e mirë, janë ndalur plaçkitjet e armatosura, është forcuar gjyqësori.

Haradinaj pati fjalë të mira edhe për kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, ku tha se AAK është vonuar që ta merr qeverisjen në këtë komunë, për ,e i pri punës.

“Sot ndjehem shumë krenar që Klinës i prinë një kryetar, sikurse është kryetari juaj, profesori i nderuar, një njeri vërtet me integritet, që është Zenun Elezaj. Kryetar faleminderit shumë për punën”, tha ai.

Kurse, kryetari i Komunës së Klinës dhe kryetari i degës së AAK-së në këtë komunë, Zenun Elezaj foli për qeverisjen transparente që ka tani Komuna e Klinës, ndërsa pohoi se AAK që nga fillimi deri më sot ka luajtur një rol të rëndësishëm në shtetformim, zhvillim dhe konsolidim të shtetit.

që nga fillimi deri më sot ka luajtur një rol të rëndësishëm në shtetformim, zhvillim dhe konsolidim të shtetit. Dhe sot me fuqinë politike në rritje, të përkrahjes çdoherë e më të madhe të qytetarëve dhe vendosmërinë e kryeministrit Haradinaj, po luan rol kyç në ruajtjen e sovranitetit dhe zhvillimit e vendit. Të gjithë mund të mburremi dhe të ndjehemi krenar me punët që janë bërë, jo vetëm në Klinë, por në të gjitha komunat ku qeverisë AAK-ja”, tha Elezaj, raporton KosovaPress.