Arbëri

Këshilli ekonomik kërkon që paga minimale të shkojë në 300 euro

 

Një ditë pasi Kuvendi miratoi rezolutën për ngritjen e pagës minimale në 250 euro, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale është mbledhur Këshilli ekonomiko-social.

Ministri Skënder Reçica, rezolutën e konsideron si një lehtësim që iu është bërë nga legjislativi, për arritjen e qëllimit të përbashkët: ngritjen e pagës minimale, raporton KTV.