Arbëri

Avokati i të dyshuarit për fajde kishte qasje në hetimin sa ishte kryeprokuror

Avokati i të dyshuarit për fajde kishte qasje në hetimin sa ishte kryeprokuror

Për një pjesë të të dyshuarve në aferën e fajdeve ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, ka qenë në dijeni më së voni nga viti 2016, në bazë të shkresave që posedon gazeta, shkruan sot Koha Ditore.

Në cilësinë e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Millaku disa herë i ka deleguar rastet ndaj disa prej të dyshuarve në nivel më të ulët të sistemit prokurorial. Me gjithë që dëmi llogaritet të jetë milionësh, Prokuroria Speciale e udhëhequr nga Millaku ligjërisht, edhe pse i është kërkuar, nuk e ka hetuar asnjëherë këtë rast.