SHBA shton prezencën në Kosovë, javën tjetër vijnë ushtarë të Gardës Kombëtare të Wyomingut Foto ilustrim

SHBA shton prezencën në Kosovë, javën tjetër vijnë ushtarë të Gardës Kombëtare të Wyomingut

26 May 2019 23:24

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Wyoming do të dërgohen javën e ardhshme për një mision paqeruajtës në Kosovë, transmeton AP.

Anëtarët e komunitetit janë të ftuar të marrin pjesë në një ceremoni për Regjimentin e Këmbësorisë 297 të martën pasdite në Shkollën e Mesme të Lartë në Afton.

Zyrtarët e Gardës Kombëtare thonë se kjo është hera e parë që njësia e këmbësorisë Wyoming do të dërgohet në një mision jashtë vendi qe nga organizimi në 2016.

Stacioni i parë i njësisë do të jetë në Fort Bliss në Teksas për trajnime shtesë.

Ushtarët vijnë nga shtetet Kolorado, Montana, Utah dhe Wyoming./KP

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme