Kosova e ka si destinacion të parë turistik Shqipërinë, ndërsa Shqipëria e ka Kosovën të tretën si preferencë Foto: Koha

Kosova e ka si destinacion të parë turistik Shqipërinë, ndërsa Shqipëria e ka Kosovën të tretën si preferencë

Bashkim Shala 25 May 2019 06:45

Shqipëria është në prag të hapjes së sezonit turistik veror. Ndërkohë që shtetasit e huaj që preferojnë ta vizitojnë Shqipërinë, për vitin 2018, janë shtetasit nga Kosova.

Vizitorët nga Kosova që hyjnë në Shqipëri përbejnë 35 për qind të numrit të përgjithshëm të shtetasve të huaj që kanë vizituar këtë vend për vitin 2018, duke e renditur Shqipërinë si preferencën e parë për ta vizituar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë që shqiptarët nga Shqipëria kanë si preferencë të parë Greqinë, dhe Kosovën si preferencë të tretë.

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, ka hartuar një publikim të veçantë për treguesit kryesorë mbi turizmin në Shqipëri. Në bazë të këtij publikimi, shqiptarët nga Shqipëria kanë si destinacion të parë Greqinë me 40% të numrit të turistëve nga Shqipëria, Italinë të dytën me 17%, ndërsa Kosovën të tretën me 13%. Ndërsa për netët e qëndrimit Kosova është e fundit me 1.5 net qëndrimi për vizitorët nga Shqipëria.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme