Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nënkryetari i veteranëve, ortak me Hashimin: Shpresoj t’i bëjmë miliardat bashkë

Gati dy muaj më herët, Rrahim Hashimi e Nasim Haradinaj ishin bashkë në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, ku u bë e ditur se Prokuroria e Specializua, e ka ftuar për intervistim Hashimin.

Por, Rrahim Hashimi dhe Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL të UÇK-së, përveç të kaluarës së përbashkët në UÇK, po del se kanë bërë plane edhe për të ardhmen, raporton KTV.

West Investigation & Advisory L.L.C, është biznes që për drejtor ka Rrahim Hashimin, ndërsa aktivitetin kryesor e ka atë të këshillimit për biznes.

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në këtë biznes, Haradinajt i figurojnë 30% të aksioneve, por ai thotë të mos ketë paguar për to.

Haradinaj mban edhe postin e drejtorit të Bujqësisë në Komunën e Deçanit, rrjedhimisht obligohet ta deklarojë pasurinë në Agjencinë Kundër-Korrupsion.

Në formularin e vitit 2018, nuk figurojnë këto aksione, por Haradinaj tha se pavarësisht që biznesi është i themeluar nga Hashimi në vitin 2009, ai vetëm para pak muajsh është bërë bashkaksionar dhe nuk kanë bërë asnjë punë.

Edhe Më 8 janar, Haradinajt do t’i kërkohet të vetëdeklarohet për aktakuzën Arbëri Më 8 janar, Haradinajt do t’i kërkohet të vetëdeklarohet për aktakuzën

Por, ka shpresë që bashkë me Hashimin, do t’i bëjnë miliardat.

Përveç Haradinajt e Hashimit, në këtë biznes figurojnë edhe 2 aksionarë të tjerë, njëri me 30 e tjetri me 9% të aksioneve.

Në emër të Rrahim Hashimit figurojnë një sërë biznesesh në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, duke filluar me lojëra të fatit, ndërtimtari e deri te industria e filmit.