Arbëri

Shoqëria civile: NKEC do të kompensohet me 100 mijë euro në vit për paga edhe pse deri 2023 s’do të kryejë punë

Shoqëria civile: NKEC do të kompensohet me 100 mijë euro në vit për paga edhe pse deri 2023 s’do të kryejë punë
 

Balkan Green Foundation (BGF), Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme mbi themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës (NKEC) dhe kompensimit të stafit të po kësaj ndërmarrje e cila nuk ka kurrfarë funksioni para ndërtimit të TC ‘Kosova e Re’.

“Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës (NKEC), është themeluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/47, të datës 15.06.2018. Pas kësaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes, me nr. 09/48, të datës 21.05.2018. Kurse, me vendimin nr. 02/68 të datës 09.10.2018 Qeveria e Kosovës ka vendosur për nivelin e kompensimit, ku lartësia e kompensimit për NKEC është vendosur të jetë sipas kategorisë së parë të ndërmarrjeve publike, duke u bazuar në pikën 1.1 të vendimit nr. 07/81 të datës 23.03.2016 të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.