Arbëri

Shala: Për shkak të barrierave, eksporti i Kosovës është më i ulëti në rajon

Shala: Për shkak të barrierave, eksporti i Kosovës është më i ulëti në rajon
 

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se bizneset kosovare po përballet me shumë barriera gjatë eksportit të tyre nëpër vendet e CEFTA-së, për arsye krejt politike.

Shala duke folur në forumin ekonomik mbarë-shqiptarë “Mundësia dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë-Shqipëri”, tha se barrierat e bizneseve kosovare rrallë herë janë raportuar, por sipas tij, janë evidente dhe pikërisht këto barriera janë arsyet themelore për bilancin tregtar që ka Kosova aktualisht, mirëpo, MTI po e bënë të pamundurën që t’i eliminojë.