Arbëri

Mevlyde Saraçi deklarohet sot në Polici rreth fotografisë që e publikoi Flora Brovina

Mevlyde Saraçi deklarohet sot në Polici rreth fotografisë që e publikoi Flora Brovina
 

Ish-deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi, ditë më parë ka deklaruar se asnjëherë nuk e ka parë fotografinë të cilën e kishte bërë publike deputetja e PDK-së, Flora Brovina. Kjo e fundit kishte thënë se Saraçi, ia kishte dorëzuar në zarf këtë fotografi gjatë vitit 2003, në kohën kur punonin bashkë në Komisionin për Personat e Zhdukur.

Një gjë të tillë kishte mohuar Saraçi, madje sot, ajo është paraqitur në polici për të dhënë deklaratë.