Fillimi i fushatës së PS-së për zgjedhjet vendore të 30 qershorit nis më 31 maj

Fillimi i fushatës së PS-së për zgjedhjet vendore të 30 qershorit nis më 31 maj

20 May 2019 14:43

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar të Partisë Socialiste për të folur për procesin zgjedhor të 30 qershorit. Gjatë mbledhjes së sotme u vendos së fushata elektorale e PS do të çelet më 31 në pallatin e kongreseve ku të pranishëm do të jenë 61 kandidatët për 61 bashkitë e vendit.

Fushata elektorale e Partisë Socialiste do të nisë në datën 31 maj në pallatin e kongreseve.Kjo u vendos gjatë mbledhjes së sotme të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama me grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Gjatë mbledhjes së sotme Rama u shpreh i bindur se data e zgjedhjeve nuk luan dhe njoftoi deputetët se duhet të jenë të gatshëm për të parandaluar çdo incident të mundshëm gjatë procesit zgjedhor.

Në çeljen e fushatës zgjedhore në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, të pranishëm do jenë të 61 kandidatët e PS për 61 bashkitë e vendit.

Gazetarja e Report TV Esiona Konomi raporton se gjatë mbledhjes Edi Rama ka kërkuar që të regjistrohen të gjithë ata që do të provojnë të shkaktojnë incidente dhe të denoncohet kushdo që cenon procesin zgjedhor.

Rama kujtoi edhe njëherë masën e paralajmëruar për të gjithë ata që do të kërkojë të bllokojnë procesin zgjedhor se do t'i bllokohet hyrja në BE dhe SHBA, gjë e cila tha ai duhet bërë e qartë për çdo qytetar derisa t'iu bëhet këngë.

Ai bëri thirrje çdo deputeti që duhet të mbulojë zonën e tij për të bërë derë më derë komunikimin e masave për ata që do tentojnë të prishin zgjedhjet.

Nga ana tjetër opozita është shprehur e vendosur se nuk do të marrë pjesë në procesin zgjedhor por do përpiqet me çdo kusht të bllokojë zhvillimin e tij. Të shtunën ajo ka paralajmëruar se do të mbajë një tjetër protestë kombëtare, e treta brenda këtij muaji.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme