Arbëri

Ramadani komandantit të KFOR-it, Kosova synon anëtarësimin në NATO

 

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka pritur sot komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’Addario, me të cilin ka biseduar për angazhimet në kapacitetin e Koordinatorit Nacional për Integrim dhe anëtarësim në NATO.

Ramadani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova ka synim shtetëror anëtarësimin në NATO dhe e kupton rrugën në këtë proces.