Mustafa e Kurti “gjatë javës bashkërendisin veprimet për rrëzimin e PAN-it” Foto: Koha

Mustafa e Kurti “gjatë javës bashkërendisin veprimet për rrëzimin e PAN-it”

20 May 2019 09:40

Kryetari i Lidhjes Demokratiketë Kosovës Isa Mustafa sot në Facebook ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të takohet me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti me qëllim harmonizimi të veprimeve për rrëzimin e koalicionit qeveritar PAN.

Ky është postimi i Mustafës:

"Gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvisjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta."

Në emisionin Interaktiv, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, kishte deklaruar javën e kaluar se është i gatshëm të takohet me partitë tjera opozitare për rrëzimin e qeverisë së Haradinajt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme