Arbëri

Jovanoviq: KOS-i s’e ka tapinë për Kosovën, po e lë Serbinë në konflikt me të gjithë

 

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (Liberalna demokratska partija-LDP) Çedomir Jovanoviq ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe (KOS) duhet të pushojë së përzieri në vendimet politike dhe se me përfshirjen e vet po e rëndon edhe më shumë pozicionin e Serbisë në bisedat me Kosovën.

Jovanoviq ka thënë se "mitomania e të gjitha tubimeve të KOS-it , mungesa e ndjenjës për realitet, mungesa e brengosjes për jetët e njerëzve dhe projektet e nacionalizmit serbomadh që kanë ende strehim në Kishë, po e lënë Serbinë në konflikt të ngrirë me të gjithë fqinjët, transmeton Koha.net.