Zgjedhjet në veri, qytetarët presin jetë më të mirë

Zgjedhjet në veri, qytetarët presin jetë më të mirë

19 May 2019 08:25

Qytetarët e veriut të Kosovës që nga hapja e vendvotimeve kanë nisur të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ata mendojnë që zgjedhjeve duhet t’i përgjigjen sa më shumë në numër dhe të vendosin për një të ardhme më të mirë për ta, por ka edhe të atillë që thonë se ajo pjesë është e tyre.

Dushanka Petroviq thotë se ka lindur në veri dhe se kjo pjesë është e tyre.

“Unë pres nga këto zgjedhje se do të bëhet mirë. Jam e lindur këtu dhe kjo pjesa veriore është e jona dhe nëse dikush mendon me marrë këtu, unë jam këtu dhe familja ime kemi lindur këtu, dhe mendoj që do të bëhet mirë “, ka thënë ajo.

Kurse, Nada Gjukiq shpreson se të bëhet më mirë dhe se Kosova të mbetet serbe.

“Çka të iu them, pres nga këto zgjedhje se do të bëhet mirë se Kosova të mbetet serbe dhe pres dalje të qytetarëve në këto zgjedhje dhe duhet të dalin të gjithë”, tha ajo.

Edhe Vllaiq Dragolub pret nga këto zgjedhje që të bëhet më mirë për të gjithë.

“Çka të pres tjetër përveç që do të bëhet mirë në kuptimin e jetesës dhe gjitha të tjerave. Siç po shihet në mëngjes shpresoj që qytetarët do të dalin në zgjedhje“, tha ai, raporton kp.

Të drejt vote kanë 57.983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme