Arbëri

Sot mot me vranësira dhe me diell

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me vranësira të shpërndara me diell.

Vranësirat gjatë ditës do të jenë aktive dhe si pasojë vende-vende do të sjellin reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, kurse në fushat barike do të ketë luhatje, por që mbetemi nën vlerat e normales për gjatë gjithë ditës. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.