Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy fytyrat e drejtësisë

Foto: Alban Bujari / KD

Për 30 euro ryshfet një mjeku gjykata i ka shqiptuar dënim me burg prej gjashtë muajsh; për korrupsionin në vlerë të 500 eurove, një elektricist është dënuar me 39 muaj burg; për korrupsionin që kap vlerën 300 euro një polic i thjeshtë është dënuar me 60 muaj burg.

Për korrupsionin në vlerë të 30 mijë eurove, ish-zëvendësministri Musa Cena është dënuar me kusht; për korrupsion që kap vlerën rreth 200 mijë euro ish-kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja është dënuar me kusht. Edhe disa kolegë të Mujës, prej tyre disa të komuniteteve joshumicë, janë dënuar me kusht. Të tjerët politikanë e zyrtarë publikë më të fuqishëm se këta ose nuk janë ndjekur fare, ose janë liruar në gjykatë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një qasje e tillë e bën drejtësinë të “pamëshirshme” për hajnat e pulave, personat që prenë ilegalisht nga 2-3 metra dru në mal, qytetarët që korruptojnë e zyrtarët e thjeshtë që korruptohen me nga 10 euro. Të gjithë këta kryerës të krimeve për të tilla vepra mund të përfundojnë në burg. Por i njëjti gjyqësor qe gati katër vjet nuk e ka dërguar asnjë zyrtar të lartë në burg.

Keqpërdorimet milionëshe, abuzimet me pushtet, me punësime, tenderët e dyshimtë, për gjykatat në Kosovë nuk kanë vlerë aq të madhe sa dikush prej përgjegjësve të dërgohet në burg. Të paktët që janë dënuar, janë dënuar me kusht. Burgu i Sigurisë së Lartë në Gërdovc e Shërbimi Korrektues i Dubravës nuk e kanë banor asnjë figurë të fuqishme politike e publike.

Të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë e pranojnë se ky sistem nuk ka rezultate. Është sistem i drejtësisë për “krimet e vogla” dhe krejtësisht i verbër për korrupsion e krimet e tjera të profilit të lartë.

Pa asnjë rezultat me të cilin mund të mburrën, të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë në vend se të korrigjojnë veten gjatë gjithë kohës përmes paraqitjeve publike ia hedhin fajin njëra-tjetrës për mungesën e rezultateve. Megjithatë, sipas monitoruesve të shoqërisë civile e raporteve të ndryshme, të gjitha këto hallka janë të përfshira në dështimin e luftimit të korrupsionit dhe vendosjes së rendit.

“Disa më të barabartë se të tjerët”

Parimi bazë i drejtësisë se “para ligjit të gjithë jemi të barabartë” nis të mos zbatohet qysh në inicimin e një hetimi. Trajtimi i rasteve në gjykatë, sidomos atyre që lidhen me veprat e korrupsionit, megjithatë dëshmon se para drejtësisë në Kosovë disa persona “janë më të barabartë”....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)