Arbëri

Normat e larta të interesit rrezikojnë investimet përmes kredive

Normat e larta të interesit rrezikojnë investimet përmes kredive

Më shumë se 2.8 miliardë euro ka arritur vlera e kredive të qytetarëve në dhjetë bankat komerciale që operojnë në Kosovë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, rritja vjetore e kredive është 11.4 për qind.

Prej vlerës së përgjithshme, më shumë se 1 miliard euro janë kredi familjare, kurse vlera prej mbi 1.8 miliard euro, janë kredi për biznese.