Arbëri

Cakaj e konsideron domosdoshmëri anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Cakaj e konsideron domosdoshmëri anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka ngritur domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kërkesën Cakaj e ka bërë në ministerialin e Këshillit të Evropës që mbahet në Helsinki të Finlandës.

Ai ka theksuar se kjo organizatë do të jetë edhe më e suksesshme në rajonin e Ballkanit nëse edhe Kosova bëhet pjesë e saj. Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në KE do të ishte në interes si të vetë Kosovës, ashtu edhe të organizatës, shkruan sot “Koha Ditore”.