Vdes në Klinikën Infektive një i paraburgosur Foto: Ilustrim/Koha

Vdes në Klinikën Infektive një i paraburgosur

17 May 2019 13:34

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot më 17 maj 2019, rreth orës 12:05, në Klinikën Infektive në SHSKUK, ka ndërruar jetë i paraburgosuri me iniciale M. L, i lindur më 1955.

“I paraburgosuri, nga data, 31.12.2018 ishte i hospitalizuar në Kliniken Infektive të SHSKUK-së, dhe po vuante nga një sëmundje e rëndë. I njëjti akuzohej për Veprën Penale; Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.

Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme