Arbëri

Prokuroria Speciale hap hetime për fotografinë e publikuar nga deputetja Brovina

Prokuroria Speciale hap hetime për fotografinë e publikuar nga deputetja Brovina

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se do të hapë hetime për dhunimin e një 35 vjeçare nga forcat serbe, për të cilin dëshmoi sot në seancën e Kuvendit, deputetja Flora Brovina duke publikuar një fotografi.

Përmes një komunikate për medie, prokuroria thotë se me të marrë lajmin që deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka paraqitur një fotografi që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë, do ta hapë hetimin.