As pas 16 muajsh asnjë fjalë se kush e porositi dhe e vrau Oliver Ivanoviqin Foto: Koha

As pas 16 muajsh asnjë fjalë se kush e porositi dhe e vrau Oliver Ivanoviqin

16 May 2019 12:18

Iniciativa Qytetare "Serbia, Demokracia, Drejtësia" (Gragjanska inicijativa "Srbija, demokratija, pravda - SDP) nga Mitrovica e veriut rikujton se sot janë mbushur 16 muaj nga vrasja e kryetarit të saj, Oliver Ivanoviqit, dhe thekson se hetimet vazhdojnë "të vendnumërojnë", ndërsa në kohë të fundit "nuk ka deklarata, komente as çfarëdo informatash zyrtare se kush e vrau Ivanoviqin", shkruan sot "Danas" i Beogradit, transmeton Koha.net.

"Nuk kemi kurrfarë indormatash nëse dikush është marrë në pyetje, se a do të përgjigjet kush për spotin e turpshëm parazgjedhor që ndoshta e ka shkaktuar edhe vrasjen, se a është marrë kush në pyetje dhe përgjigjur për djegien e veturës së tij, për djegien e lokaleve partiake. Shtrojmë pyetjen se ku kanë përfunduar kallëzimet penale dhe akuzat për të gjitha aktet që janë kryer ndaj kandidatëve për kryetarë në zgjedhjet e kaluara. Ndaj të gjitha këtyre pyetjeve, si dhe ndaj asaj më të rëndësishmes - kush e porositi dhe e vrau Oliver Ivanoviqin, institucionet e Kosovës janë pa përgjigje", thuhet në komunikatën e Iniciativës Qytetare në 16 mujorin e vrasjes së kryetarit të saj.

Me dyshimin se kanë lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, në burgun e Gjilanit aktualisht janë Nedelko Spasojeviq dhe Marko Roshiq, ndërsa Dragisha Markoviq është lënë i lirë me detyrimin që të paraqitet në stacionin e policisë. I dyshuari i katërt, nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq është në arrati dhe nën mbrojtjen e kryetarit të Qeverisë së Serbisë. Spasojeviqit dhe Roshiqit kohë më parë u është vazhduar paraburgimi.

Për shkak të akuzave kohë më parë se "për shkak të deklaratave para Prokurorisë Speciale të Kosovës Spasojeviqi dhe Roshiqi po mbahen në paraburgim, avokati i Rada Trajkoviqit nga Lëvizja Europiane për Kosovë e Metohi, para dy ditësh ka bërë kallëzim penal kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqit, për shkak të rrezikimit të sigurisë dhe të shkeljes së fshehtësisë së procedurës", shkruan ndër të tjera "Danas", transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

tafa17/05/2019 10:37

E ka vra zoti at kriminel lufte e xhehnem shkoft 100%.ai eshte pergjegjes per shum vrasje gjat luftes dhe te gjitha vrasje e shqiptarve pas lufte ,e vrau beligradi mos me u gjykua per keto krime te urdheruara nga beligradi se per tana krimet ka fakte te prekshme qe me pa denu me 1000 vjet burg,dhe serbija per krime te tina me u shpall shtet i gjenocideve recidiviste e cila meriton nji invazion nga superfuqit euroatlantike dhe ti burgos te gjith pergjegjsit e e maskrave ne ish jugos e veqanrisht ne Kosovë.

Shto koment

Të ngjashme