Arbëri

Haradinaj thotë se Kosova ofron kushte të mira për investitorët e huaj

Haradinaj thotë se Kosova ofron kushte të mira për investitorët e huaj

“Përgjatë viteve Mbretëria e Bashkuar ka luajtur një rol të rëndësishëm mbështetës për Kosovën, tani ky bashkëpunim ka kaluar në një nivel tjetër të partneritetit bilateral dhe për këtë jemi të lumtur”, kështu tha kryeministri Haradinaj, pasi priti në takim Andrew Mitchell, komisionerin e Tregtisë për Europë të Mbretërisë së Bashkuar.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Haradinaj e njoftoi Komisionerin për të arriturat e vendit, veçmas në plotësimin e infrastrukturës ligjore në fushën e ekonomisë, siç është rasti për Ligjin e Investimeve strategjike, që ka krijuar një klimë të re të të bërit biznes në vend dhe një mundësi më të mirë për të tërhequr palët e jashtme për investime.