Sipas Gashit, politika e Shqipërisë po afrohet me atë në Serbi

Nurellari thotë se kur flet Rama, nuk flet e tërë Shqipëria

15 May 2019 20:39
21:08

Analisti Adri Nurellari në Rubikon të KTV-së tha se kur dëgjohet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur me tone të ashpra karshi Kosovës, nuk duhet të merret sikur po e jep mendimin e tërë Shqipërisë.

Duke i përmendur rastet kur kryeministri shqiptar ka folur kundër presidentit amerikan, Donald Trump dhe kundër Brexit-it, atëherë, sipas Nurellarit, duhet në njëfarë forme të mirëkuptohet dhe të pritet një sjellje e tillë e Ramës.

“Nuk duhet ta quajmë Shqipëria në përgjithësi”, ka thënë ai.

20:49

Isufi: Serbia njëherë ta Kosovën, pastaj mund të flitet për korrigjim kufijsh

Image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmeti Isufi, ka thënë se ideja për ndryshim kufijsh me Serbinë mund të vlejë vetëm kur të dyja shtetet e njohin njëra-tjetrën.

“Pa e njohur Serbia Kosovën, si është në këta kufij, askush s’mund të marrë vendim racional për ndryshim kufijsh”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

“Deri sa Serbia e mban ende Kosovën në Kushtetutë, ka pretendime për ndarje të Kosovës, deri sa ndërhyn në territorin e Kosovës për ta destabilizuar, bën hapa në diplomaci për ta dëmtuar Kosovën, është e rrezikshme kushdo që e ofron ose paraqet idenë për korrigjim të kufijve, ndarjeve, bashkimit me atë pjesë”, ka shtuar ai.

20:39

Sipas Gashit, politika e Shqipërisë po afrohet me atë në Serbi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi në Rubikon të KTV-së ka folur rreth përplasjeve mes krerëve shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Image

Ai ka thënë se ndryshimi i politikës së jashtme i shtetit shqiptar ka bërë që Shqipëria të afrohet me politikën serbe.

“Me ardhjen e qeverisë Rama në pushtet ka ndodhur një ndryshim, vizita e Ramës në Serbi dhe fillimi i një gjuhe agresive brenda shqiptarëve dhe një faktorizim i Serbisë në arenën ndërkombëtare dhe po ashtu një faktorizim i Ramës në arenën ndërkombëtare duke parë problemet e brendshme në Shqipëri me drogën, po ndodh de facto një afrim i politikës shqiptare me politikën në Serbi dhe një defaktorizim me politikën në Kosovë”, ka thënë Gashi.

“Politika e Serbisë dhe radikalët e Serbisë thonë se duhet ta zgjedhin problemin me shqiptarët dhe Shqipërinë sepse ata s’e njohin Kosovën”, ka thënë Gashi duke thënë se me një politikëbërje të tillë, Rama po u hapë rrugën atyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme