Arbëri

Gratë në Kosovë përballen me diskriminim e barriera

Gratë në Kosovë përballen me diskriminim e barriera
Foto nga arkivi / Koha

Kosova ka ligje të mira sa i përket dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, por ka ngecje në zbatimin e tyre. Kështu u tha sot me rastin e lansimit të fazës së dytë të projektit “Fuqizimi i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, nga ana e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.

Me rastin e lansimit të projektit, Isabelle Servoz-Gulluci, shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, tha se gratë në Kosovë përballen me diskriminim dhe barriera të ndryshme.