Arbëri

Zv.ministri Krasniqi raporton në Polici se është kërcënuar nga sekretari Halimi

Zv.ministri Krasniqi raporton në Polici se është kërcënuar nga sekretari Halimi
 

Ka përshkallëzuar në kanosje një debat i zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë, gjatë të cilit janë nxehur gjakrat kur është vënë në rend dite çështja e milionave të shtetit, që jepen në emër të granteve. Zëvendësministri Vesel Krasniqi e ka denoncuar në Polici për kërcënim sekretarin e përgjithshëm, Kapllan Halimi.

Rastin e ka konfirmuar Policia, ndërsa edhe sekretari Halimi e ka pranuar se është ftuar për t’u intervistuar nga uniformat blu.