Nga 15 qershori ulen tarifat roaming mes Shqipërisë e Kosovës Foto: Koha / ilustrim

Nga 15 qershori ulen tarifat roaming mes Shqipërisë e Kosovës

14 May 2019 15:20

Tashmë ulja e tarifave roaming të telefonisë celulare me Kosovën është zyrtare.

Këshilli Drejtues i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare miratoi të premten masat e propozuara në muajin mars, së bashku me vendimet përkatëse për rregullimin e tarifave roaming për të tre operatorët e telefonisë celulare në vend.

Nga data 15 qershor, tarifa tavan që përdoruesit shqiptarë do të paguajnë për roaming-un në Kosovë do të jetë 28.5 lekë për minutë thirrje dalëse, 6 lekë për minutë për thirrje hyrëse, 9 lekë për mesazh të shkruar dhe 26.4 lekë për megabyte internet.

Të njëjtat tarifa do të aplikohen për përdoruesit kosovarë në Shqipëri.

Duke filluar nga 1 korriku i vitit 2021, parashikohet që të gjitha tarifat roaming mes dy vendeve të eliminohen plotësisht dhe përdoruesit e telefonisë celulare në Shqipëri dhe Kosovë do të paguajnë në roaming tarifa të njëjta me ato që paguajnë brenda vendit.

AKEP ka hedhur për konsultim publik dokumentin përkatës, sipas të cilit niveli i tarifave dhe etapat do të jenë të njëjta si me Kosovën.

Miratimi i rregullimeve pritet të bëhet pas datës 8 qershor, ndërsa që nga 1 korriku përdoruesit shqiptarë do të paguajnë tarifa më të ulëta për roaming në Serbi, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje-Hercegovinë./dita

Komentet

urbanboy17/05/2019 14:38

Shume kontradiktore si çdo here ,ne fillim te vitit thane qe ,nga qershori nuk do te kete me roaming me shqiperin ,tani thojne se tarifat do te ulen .

Shto koment

Të ngjashme