Arbëri

Stevo Pendarovski inaugurohet president i Maqedonisë së Veriut

Stevo Pendarovski inaugurohet president i Maqedonisë së Veriut

Në Kuvendin e Maqedonisë, të dielën, është bërë inaugurimi i presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, fitues i zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 5 maj.

Pendarovski është betuar para deputetëve dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore e fetare, se gjatë mandatit pesëvjeçar do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, dhe se do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë së Veriut, transmeton rel.