Reagon partia serbe zyrtarë të së cilës u ndaluan nga Serbia, kërkon ndërhyrjen e BE-së Foto: Ilustrim/Koha

Reagon partia serbe zyrtarë të së cilës u ndaluan nga Serbia, kërkon ndërhyrjen e BE-së

11 May 2019 15:20

Pas ndalimit të sotëm të dy zyrtarëve serbë të Qeverisë së Kosovës nga Policia e Serbisë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, Partia e Pavarur Liberale nga radhët e së cilës janë të ndaluarit, përmes një kumtese për medie, ka thënë se nuk i kupton përpjekjet e frikësimit dhe të keqtrajtimit të anëtarëve të vet që bartin funksione publike në Kosovë nga policia e Serbisë, transmeton Koha.net.

Lexo edhe: Dy zyrtarë serbë të Qeverisë së Kosovës ndalohen në kufi, reagon Haradinaj

Në kumtesë përkujtohet se pas ndalimit të sotëm të Sreçko Spasiqit dhe Sërgjan Jovanoviqit, më herët ishin ndaluar edhe kryetari kësaj partie Slobodan Petroviq dhe zyrtarët e kësaj partie, Boban Stankoviq dhe Nebojsha Jakovljeviq.

“Partia e Pavarur Liberale nuk i kupton këto përpjekje për frikësim e keqtrajtim dhe kush e di për të satën herë kërkon përgjigje nga presidenti i Serbisë, kryeministrja dhe shefi i Shërbimit të Agjencisë informative, pse përfaqësuesit e lartë të kësaj partie politike po ndalohen në hapësirat policore të Serbisë nëpër vendkalime. Presim reagimin konkret të BE-së dhe të institucioneve të tjera vendore e ndërkombëtare lidhur me këto keqtrajtime të anëtarëve të Partisë së Pavarur Liberale”, thotë ndër të tjera kumtesa.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj më herët kishte thënë se nëse Serbia vazhdon t’i ndalojë zyrtarët serbë të Kosovës, edhe Kosova do të ndërmarrë hapa të ngjashëm.

Lexo edhe: Haradinaj thotë se nëse Serbia vazhdon ndalimin e zyrtarëve të Qeverisë, do t’i kundërpërgjigjen njëjtë

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme