Supremja: Ka pasur prova të mjaftueshme për gjykimin e Emin Beqirit për korrupsion

Supremja: Ka pasur prova të mjaftueshme për gjykimin e Emin Beqirit për korrupsion

Saranda Ramaj Saranda Ramaj 11 May 2019 07:00

Aktgjykimi i Gjykatës Supreme ka sjellë dëshmi për mënyrën se si ish-shefi i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, u “amnistua” nga Gjykata e Apelit. Në aktgjykimin e siguruar nga “Koha Ditore” numërohen rrethanat brenda këtij rasti, kur Apeli ka vendosur jashtëligjshëm.

Kolegji i tre gjyqtarëve të Gjykatës Supreme ka vlerësuar se Gjykata e Apelit jashtëligjshëm e ka liruar Beqirin nga akuzat, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre, ka pasur prova të mjaftueshme në dispozicion që ai të ndiqej për korrupsion. Gjykata Supreme e ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së Prokurorisë së Shtetit dhe ka cilësuar se Apeli pa bazë i ka cilësuar të pavlefshme provat që e ngarkonin Beqirin.

“Aktvendimi i Gjykatës së Apelit me datë 18.09.2018, pa të drejtë lëshohet në vlerësim të provave duke i vlerësuar të njëjtat si prova shfajësuese dhe duke marrë në këtë mënyrë rolin e gjykatës së shkallës së parë. Kështu, sa i përket dyshimit të bazuar mirë, kjo gjykatë gjen se vlerësimi i Gjykatës së Apelit ‘me asnjë provë qoftë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë nuk është vërtetuar’, është konstatim i tillë dhe vlerësim i cili nuk mbështetet në provat të cilat i janë bashkangjitur aktakuzës, ashtu siç me të drejtë pretendon prokurori i Shtetit në mbështetje të mbrojtjes së ligjshmërisë”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Supreme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme