Arbëri

Policia nis kontrollimin e automjeteve të rënda, apel të mos qarkullojnë pa gjendje të mirë teknike

Policia nis kontrollimin e automjeteve të rënda, apel të mos qarkullojnë pa gjendje të mirë teknike
Foto: Koha
 

Policia e Kosovës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion, është në implementim e sipër të një plan operativ (filluar nga 02.05.2019) me fokus të veçantë në ndaljen dhe “kontrollimin e automjeteve të rënda”, siç janë autobusët dhe kamionët.

Gjatë javës së parë të implementimit të këtij plani gjatë kontrolleve në terren janë shqiptuar gjithsej 89 tiketa gjobitëse ku shumica nga mjetet e rënda transportuese janë gjetur në gjendjen jo të rregullt teknike.