Arbëri

Haradinaj nga Irzniqi bën thirrje për arsim cilësor

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në manifestimin e 92 vjetorit të themelimit të shkollës "Maxhun Çekaj" në Irzniq, prej ku kërkoi që të investohet në arsim më cilësor që të rinjtë e Kosovës të jenë në hap me trendet e ekonomisë globale.

Duke u shprehur i lumtur që sot ishte në shkollën ku si nxënës kishte marrë dijet e para, kreu i ekzekutivit tha se kjo shkollë ishte strehë e shumë luftëtarëve që luftuan për lirinë e Kosovës.