Arbëri

Kosova merr 10 milionë euro hua nga BERZH-i për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan

 

Impianti i ri i trajtimit të ujërave të zeza i financuar nga BERZH-i do të ndërtohet në qytetin e Gjilanit dhe do të përmirësojë standardet e kanalizimit për mbi 100 mijë qytetarë dhe do të ndihmojë në reduktimin e ndotjes së lumenjve të Kosovës.

Sot në Sarajevë gjatë mbledhjes vjetore dhe forumit biznesor të BERZH-it, Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti dhe Ministri i Financave i Kosovës, Bedri Hamza nënshkruan një marrëveshje për një hua prej 10 milionë eurosh për kompaninë rajonale të ujësjellësit Hidromorava - ndërmarrje shtetërore e shërbimeve publike, transmeton ksp.