Arbëri

Auditori gjen mangësi në menaxhimin e dhënies së granteve e subvencioneve në bujqësi

Foto: Ilustrim/Koha
 

Nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, thuhet se menaxhimi i sektorit të bujqësisë ka mangësi të theksuara që rrezikojnë efektivitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori. Edhe pse janë hartuar strategji dhe programe dhe për çdo vit ndahen rreth 48 milionë euro nga buxheti i vendit për të mbështetur këtë sektor, nuk janë arritur rezultatet e synuara.

Raporti i auditimit të perfomancës “Menaxhimi i procesit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë”, tregon se ka mangësi në mënyrën e menaxhimit të dhënies së granteve dhe subvencioneve për fermerët dhe agrobizneset si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal.