2 perditesime
23:55

Zemaj: Në fund të hetimeve do të dalin në sipërfaqe ata që degraduan Telekomin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur edhe për hetimet në Telekomin e Kosovës.

Ka folur për paralajmërimin që LDK-ja ka bërë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për moszbatimin e Rezolutës për Telekomin që ishte miratuar në korrik të vitit të shkuar.

“Vetëm puna gjatë këtij muaji, tregon se krimi i organizuar në Kosovë ndërlidhet edhe me një pikë që është domuninate në aspektin financiar, pra Telekomin. Po t’i dëgjosh vetëm numrat që ka humbur, është më shumë se skandaloze”, tha ai.

Sipas tij, pjesa që ndërlidhet me kërkesën për seancë del nga konkluzioni se Posta është e kërcënuar nga falimentimi.

Zemaj thotë se Telekomi është buzë shkatërrimit total.

“Borxhi e ka historinë e vet sepse njerëzit aty janë biznesorë. Ata janë të mbuluar me krim e korrupsion. Ne kemi marrë të gjitha kontratat, listat e dhënies së tenderëve, pjesën financiare që është dhënë për marketing, qiratë, qira të antenave, aseteve etj”, tha ai, duke shtuar se qiradhënës të PTK-së, janë krejt familjarë të politikanëve e qeveritarëve. E nga 12-13 lëndët, askush nuk është nën hetime deri tash”, tha Zemaj.

Sipas tij, sindikata në Telekom vazhdimisht ka bërë thirrje e shqetësime rreth kësaj ndërmarrjeje.

“Ata shkojnë përtej interesit personal. Janë shndërruar në gardianë, në vend që menaxhmenti ta bëjë këtë. Kjo është për ‘tu përshëndetur përkundër shtantazhimeve që po u bëhen”, tha ai.

Zemaj, thotë se sipas LDK-së, tani çka është e rëndësishme është të ruhet ky aset.

Sipas Zemajt, nga hetimet që kanë bërë në Komisionin në lidhje me Telekomin, tha se janë në fazën e zbardhjes së fakteve.

‘Kursehem në emra e në individë pa e ditur saktë të kaluarën”, tha ai.

Në fund, tha Zemaj, shprehet optimist që do të dalin në një përfundim të i ndihmon TELEKOMIT.

“Do të dalin në sipërfaqe ata që degraduan Telekomin. Do të dalin edhe tema tjera që lidhen me privatizimin”, tha ai,

23:54

Zemaj: Kërkesën për zbardhjen e vrasjeve të zyrtarëve të LDK-së do ta kemi permanente

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, nipi i ish-kolonelit Tahir Zemaj i vrarë pas luftës në Kosovë në rrethana ende të pasqaruara, ka komentuar në Interaktiv të KTV-së deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, që tha se “Thaçi duhet ta pastrojë emrin e tij në Hagë edhe për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së”.

“Është e dëgjuar dje dhe sot kjo deklaratë. Nuk është hera e parë që ne e dëgjojmë një gjë të tillë qoftë nga ish-presidenti e ish-kryeministri Sali Berisha por dhe nga të tjerët këtu brenda Kosovës”, ka thënë Zemaj.

Ai ka kujtuar vitin 2017, kur siç tha u bë përpjekje për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, madje duke rrezikuar edhe raportet me miqtë ndërkombëtarë, për shkak të rrezikut që u kanoset disa individëve.

jonë do të jetë permanente që të zbardhet e vërteta për krimet e kryera, ndaj kujtdo qoftë që apostrofohet, qoftë ai ndaj presidentit Thaçi, kryeparlamentari Veseli, kryeministri Haradinaj, a kujtdo qoftë”, ka thënë Zemaj.

23:31

Zemaj: Krijimi i Tribunalit për krimet e serbëve është garë mes partnerëve në koalicion

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur për krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar, që do të gjykonte krimet e serbëve në Kosovë.

Ai në Interaktiv të KTV-së, tha se këtë iniciativë e sheh më shumë si garë mes partnerëve në koalicion.

“Kemi dëgjuar për këtë iniciativë. Sa i përket kësaj ideje, s’kemi parë asgjë në letër por veç si ide që është proklamuar, apo si thirrje që krimet e serbëve në Kosovë të marrin një verdikt, e ky verdikt është të marrin dënime të gjithë ata kryen vepra kriminale, që për ne janë gjenocidiale e lënë pasoja të mëdha ndaj popullsisë në Kosovë”, tha ai.

Zemaj, thotë se LDK-ja janë të rezervuar të deklarohen rreth kësaj teme.

“Nëse i atribuohemi OKB-së, kërkesa për një Tribunal të tillë nuk është lehtë e realizueshme duke pasë përballë që në OKB, ka shtete që jo vetëm se kanë njohur Kosovën por edhe mbajnë qëndrim ndaj shtetit tonë”, tha ai.

Në aspektin procedural dhe politik, krijimi i këtij Tribunali, Zemaj thotë se është e pamundur por veç deklarative.

Sipas deputetit të LDK-së, këtë e sheh si një lloj gare mes partnerëve të koalicionit.

“Fatkeqësisht, sepse kjo temë është e ndjeshme. Mbi 1600 persona i kemi ende të zhdukur. Kjo temë, në këto rrethana, është veç garë mes dy krerëve të koalicionit”, tha Zemaj.

Sipas tij, sa i përket kësaj teme është me rëndësi të ruhet uniteti në Kuvend.

Zemaj, thotë se nuk beson që këtë iniciativë ta përkrah OKB-ja.