Drejtues të automjeteve nga Kosova duhet të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit nëpër Shqipëri, pasi Parlamenti i këtij vendi ka parashikuar të votojë në seancë plenare këtë të mërkurë një amendament që ndryshon sanksionet për drejtuesit e automjeteve që kanë leje drejtimi të lëshuar nga një vend i huaj, duke dyfishuar gjobat.
Amendamenti i propozuar në fakt sjell dyfishimin e gjobave për drejtuesit e këtyre automjeteve në këmbim të mospezullimit të lejes së drejtimit (patentë shoferit), shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProjektligji gjendet në procedurë në Kuvendin e Shqipërisë që nga 22 qershori i vitit të kaluar, pasi opozita në Shqipëri është shprehur asokohe kundër ndryshimeve në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë për dyfishimin e gjobës në këmbim të mosbllokimit të patentë shoferit për shtetasit e huaj përfshirë edhe ato nga Kosova, si dhe në dhjetëfishimin e gjobës për përdorimin e telefonit celular nga drejtuesit e automjeteve.
Ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë kërkojnë shumicë të cilësuar, pikërisht 84 vota, ndërkohë që partitë në pushtet në Parlamentin e Shqipërisë kishin në qershorin e kaluar 75 vota, kështu që projektligji mbeti në sirtarët e Kuvendit të Shqipërisë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)