Humb jetën në Letoni efektivja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Humb jetën në Letoni efektivja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

06 May 2019 11:34

Një efektive e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka humbur jetën në Poloni. Efektivja ka humbur jetën pas shpërthimit të një mine.

Ministria e Brendshme njofton se një grup i kontingjentit të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.

“Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën nëntetare Zarife Muharrem Hasanaj.

Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontingjentit, major Klodian Nikolla Tanushi dhe rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Sipas informacioneve të deritanishme major Tanushi dhe rreshter Kapaj janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni.

“Për ngjarjen e sotme jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet më të larta letoneze dhe të aleatëve tanë në mision. Në emër të Forcave të Armatosura i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së nëntetares HASANAJ që humbi jetën në krye të detyrës dhe urojmë shërim të shpejtë për major Klodian TANUSHI dhe Rreshter Julian Kapahj. Njëherësh, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura siguroj të gjithë familjarët e efektivëve tanë në Letoni se po ndjekim me vëmendjen maksimale ngjarjen që ka ndodhur. Në këtë moment të vështirë jemi pranë çdo efektivi të Forcës së Armatosur në Letoni dhe kudo ku Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e misionit”, njofton ministria./TCh/

Komentet

Shto koment

Të ngjashme