Arbëri

Kocijançiç: Mogherini mbetet e vetmja ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi

 

Beograd, 6 maj - Përgaëqsuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini mbetet e vetmja ndërmjetësuese në dialogun midis Beogradit e Prishtinës. Kështu e citon Maja Kocijançiçin, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë, e përditshmja e Beogradit, "V.Novosti", transmeton Koha.net.

Në lidhje me pohimet se në gjithë këtë proces do të mund të pëfshiheshin aktivisht Gjermania dhe Franca, Maja Kocijançiç ka thënë se përshëndetet çdo angazhim dhe mbështetje që lehtëson dialogun, përfshirë edhe takimin e ri të mundshëm.